Vushtrri: Komuna dhe IADK mbështesin projektet në bujqësi

Komuna e Vushtrrisë dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve që kanë fermerët vushtrrias në zhvillimin e bujqësisë.

“Krahas buxhetit prej 401 mijë Eurove që ka për këtë vit, Komuna e Vushtrrisë po punon ngushtë edhe me donator dhe partner siç është IADK-ja që të përkrahin zhvillimin e bujqësisë përmes mbështetjes dhe financimit të projekteve të fermerëve tanë”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, transmeton portali Veriu.info.

Në këtë ceremoni, Tahiri po ashtu deklaroi se janë shumë të përkushtuar që nga viti i ardhshëm të bëjnë rritje të investimeve dhe fondeve në zhvillimin e bujqësisë, një prej prioriteteve kryesore të qeverisë lokale në zhvillimin ekonomik lokal dhe zbutjen e papunësisë. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, tha se Komuna e Vushtrrisë përveç se ka bujqit më të vyeshëm është edhe partnere shumë e rëndësishme e IADK-së por edhe organizatave tjera që merren me zhvillimin e bujqësisë. Në kuadër të kësaj marrëveshje, ai tha se përveç investimeve të drejtpërdrejta që do të përfitojnë fermerët vushtrrias, janë paraparë edhe shërbime këshillimore profesionale që ato investime të jenë të qëndrueshme dhe të sigurojnë zhvillimin e fermave të Vushtrrisë. /Veriu.info/

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE