Vushtrri, një 33 vjeçar gjendet i vdekur në afërsi të lumit Sitnica

Një ngjarje e rëndë ka goditur se Vushtrrinë, pasi që në periferi të qytetit sot në mëngjes është gjetur pa shenja jetë një person.

Rastin për portalin Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se trupi i pajetë i viktimës është gjetur afër lumit “Sitnica”, jo shumë larg fabrikës ‘Llamkos’.

Zëdhënësi Zahiti ka treguar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë, ndërsa për momentin nuk ka ndonjë informacion tjetër.

“Policia ka nis hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa në trupin e viktimës nuk ka vrima të ndonjë arme zjarri”, thotë Zahiti për Veriu.info.

Veriu.info mëson se viktima është një 33 vjeçar me inicialet K.M./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE