Vushtrri: Pamje speciale nga beteja frontale mes Njësisë Speciale të UÇK-së dhe forcave serbe

Bekim Shyti njihet si njëri prej komandantëve të UÇK-së që ka marrë pjesë më së shumti në beteja kundër forcave serbe, nga të cilat ka edhe plagë në trup.

Veriu.info ju sjellë një video ekskluzive të një beteje frontale mes UÇK-së dhe forcave pushtuese serbë në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Si pasojë e kësaj beteje, tek forcat serbe mbesin disa të plagosur dhe një paramilitar i vrarë.

Nga kronika televizive e përgatitur prej agjencive të huaja, shihet se forcat serbe mposhtën nga UÇK-ja, duke u detyruar kështu të thërrasin forca shtesë në ndihmë.

Shihet se kësaj beteje frontale i kishte prirë Njësia Speciale e UÇK-së e Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, e cila komandohej nga Bekim Shyti.

Shikoni VIDEON

SHPËRNDAJE