Vushtrria e bashkon Vjosa Osmanin me LDK-në

Në Vushtrri është bërë sot përurimi i shtatores së heroit Ahmet Krasniqi si dhe është inaguruar sheshi me emrin e tij.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kjo është hera e parë që Osmani është parë në një aktivitet me kryeministrin dhe anëtarë të LDK’së, që prej se në Lidhjen Demokratike është marrë vendim që e njejta të largohet nga kryesia dhe pozita e nënkryetares.

SHPËRNDAJE