Vushtrria si në filma: Derisa policia po ndiqte një veturë në pikë të ditës, personat po gjuanin ata me AK-47

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vushtrri ditën e djeshme, ku persona kanë gjuajtur më armë zjarri nga vetura e tyre në drejtim të policisë derisa këta të fundit ishin në ndjekje të tyre, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Policia e Kosovës ishte në ndjekje të veturës së dyshuar dhe nga ajo veturë persona të panjohur kanë gjuajtur në drejtim të policisë më AK-47.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Raportohet se derisa njësiti policor ishte në ndjekje të një veture të dyshuar, nga e njëjta veturë, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dyshohet AK-47 në drejtim të njësisë policore dhe janë larguar ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar./VERIU.INFO/

SHPËRNDAJE