Vushtrria tronditet nga një vetëvrasje e sotme, ja detajet

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot  rreth orës 15:00 Vushtrri, ku është raportuar se një 38 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, raporton Veriu.info

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se sipas elementeve rrethanore janë ngritur dyshime për vetëvrasje.

Bëhet e ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Studime e ulët, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku në vendin e  ngjarjes.

“Njësi përkatëse Policore kan kryer kçyrjen e vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rasti trupi i pa jetë i viktimës është është dërguar në IML për obduksion!

aSipas familjarve të viktimës, dhe elemneteve tjera rrethanore te rastit dyshimet jan ngritur për  vetëvrasje  (varje), mirëpo për detaje duhet te presim  raportin e IML”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

 

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE