“VV-ja nuk duhet të nxisë dhunë, kjo do të forconte pozicionin e Hashim Thaçit”

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pritur të jetë i tillë dhe duhet të respketohet.

Jashari në një prononcim për “Gazeta Blic ka theksuar se ky vendim nuk lë vend për interpretime dhe është shumë i qartë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pritur të jetë i tillë ,që i jap të drejtë dekretit të Presidentit Thaqi dhe jam i bindur se nuk e ka befasuar askëndë.Besoj se si gjykatë ka dhënë shembuj deri më tani se është e aftë për të nxjerr vendime të drejta dhe si e tillë ka sqaruar dilemat që kanë ekzistuar apo me mirë thënë janë shfrytëzuar qellimisht nga partitë politike kur nuk ju ka shkuar diqka përshtati për tëb llokuar procese të caktuara.Vendimi i prezantuar ne pika të shkurtra është i qartë dhe nuk lenë hapësira për dilema dhe interpretime.

Prandaj nga të gjitha partitë politike pavarsishtë nëse iu pelqen apo jo duhet të respektohen keto vendime dhe nuk duhet të komentohen apo vihet në dyshim autoriteti i gjykatës si autoriteti më i lartë për interpretimin e aktit më të lartë jurdik në vendë, Kushtetutës”

Jashari ka komentuar edhe paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje se mund të ketë protesta pas këtij vendimi.

Ai thekson se LVV-ja nuk duhet të nxisë dhunë pasi diçka e tillë të shkonte në favor të presidentit Thaçi dhe do të forconte pozicionin e tij.

“Duke parë reagimet fillestare të drejtuesve të LëvizjësVetëvendosje si dhe militantëve të tyre mund të presim protesta të cilat edhe mund të eskalojnë në momente të caktuara. E drejta për protesta është e garantuar dhe e ligjshme por mendoj se LVV duhet të mos nxitë dhunë apo akte të dhunshme të cilat mund të dalin nga kontrolli dhe të dëmtonin pronën publike apo rrezikonin jetët e qytetarëve, pasi kjo vetëm sa do të forconte pozicionin e presidentit Thaqi për të dëshmuar se LVV ka grupe të dhunshme dhe nuk është e gatshme të qeverisë me institucione.

Në këtë situatë me Pandemi dhe me krizë ekonomike para interesit politik, LVV duhet të ketë shëndetin e aktivistëvetëve të dhe qytetarëve të Kosovës të cilët duhet ti ruaj dhe ti kursej nga rreziqe të panevojshme. Qytetarët janë duke i parë veprimet e secilit dhe secili do të merr hakun e vetë në zgjedhjet e reja të cilat nuk do të vonojnë shumë”.

Vendimi final i Gjykatës Kushtetuese i dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi dhe i hapi rrugë formimit të qeverisë së re me në krye Avdullah Hotin.

Nga LDK-ja janë shprehur se sapo të zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese do të thërrasin seancë për votimin e qeverisë së re.

Ndërsa nga LVV-ja e kanë cilësuar si të papranueshëm një vendim të tillë, madje janë paralajmëruar edhe protesta.

SHPËRNDAJE