VV paralajmëron veprime në Kuvend në seancën e votimit të Qeverisë

Në një konferencë për media, zyrtari i VV-së Liburn Aliu ndër të tjerash tha se VV do të marrë veprime të ndalë votimin e Qeverisë së re.

Ai tha se për aktivitetet politike, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Ali po ashtu tha se VV edhe në seancën për formimin e qeverisë do ta tentojë ta ndalojë mbajtjen e saj.

“VV do të jetë kundër qeverisë, mënyra se si do ta shprehim atë, do të shihet në seancë, nëse ajo do të mbahet”, tha Aliu.

SHPËRNDAJE