VV refuzon ftesën e Thaçit për konsultime: Duam të mbajmë distancë nga Presidenti

Lëvizja Vetëvendosje do të refuzojë çfarëdo ftese të presidentin Hashim Thaçi për konsultime pas shkarkimit të qeverisë Kurti.

Paralajmërimet e të parit të shtetit për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse po i konsideron antikushtetuese, anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Ajo,thotë se në këtë situatë pandemie duhet të mbahet distanca ndaj tij.

Sipas saj, presidenti Thaçi nuk ka të drejtë të bëj përpjekje për krijimin e ekzekutivit pa fituesin e zgjedhjeve. Derisa u shpreh e rezervuar se cili do të jetë pozicioni i partisë së saj në rast të kërkesës së Thaçit për një mandatar të ri nga Vetëvendosje. Por thotë se zgjedhjet e reja pas kalimit të coronavirusit është zgjidhja e vetme.

“Në këto ditë duhet të mbajmë distancën sa më shumë. Distancën duhet të mbajmë edhe me presidentin sepse me gjitha paraqitjet e tij publike e ka bërë të qartë se po vepron kundër Gjykatës Kushtetuese… Ai nuk ka të drejtë që bëj asnjë përpjekje për krijimin e qeverisë pa fituesin e zgjedhjeve.

Kjo është e qartë edhe sipas kushtetutës, por edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se nuk mund të ketë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje si subjekti që i ka fituar zgjedhjet”, thotë ajo për KP.

Për qëndrimet pro kësaj ide të partive tjera parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit, thotë se janë të sinkronizuara me presidentin Thaçi për t’i shërbyer planeve të tij.

“Është një skenar i përgatitur tashmë. Ata 82 deputetë e shpre hën hapur se me votën e tyre janë pro hapjes së rrugës për presidentin për planet e tij”, u shpreh Nagavci.

Duke kërkuar zgjedhje të reja, pas kalimit të pandemisë, Nagavci thotë se është krijuar rrethanë e re, ku së paku 24 deputetë ka radhët e LDK-së kanë premtuar qeverisje me LVV-në dhe tash nuk mund të thirren në atë legjitimet.

“Kemi rrethanë të re, i kemi së paku 24 deputetë të cilët i kanë fituar zgjedhjet duke premtuar që do të qeverisin me Lëvizjen e Vetëvendosje. Nuk mund të thërrasim në legjitimitetin e këtyre deputetëve. Pra duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të vazhdohet me zgjedhjet e reja kurdo që të krijohen kushtet pas përmirësimit të situatës me koronavirus”, u shpreh ajo.

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovë s ka votuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

SHPËRNDAJE