VV: Secili skenar pa ne në qeverisje, do të jetë i dëmshëm për qytetarët e vendit

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka përsëritur se të vetmen parti që e shohin për bashkëqeverisje është vetëm LDK dhe për këtë e fton atë që të jetësohet zgjedhja e qytetarëve të vendit të cilën e bënë më 6 tetor.

“Më 6 tetor qytetarët vendosen për ndryshim, vendosen për VV-në dhe Albin Kurtin me mbështetjen më të madhe, ne kemi bërë të ditur para dhe pas zgjedhjeve se partner të vetëm e shohim LDK-në, ne ftojmë LDK-në të punoj në jetësimin e zgjedhjes së qytetarëve të 6 tetorit”, tha Haxhiu.

Ajo shton se secili skenar në qeverisje ku nuk është Vetëvendosja, do të jetë i dëmshëm për qytetarët e vendit.

“Secili skenar pa VV në qeverisje do të jetë i dëmshëm për qytetarët e vendit”, tha ajo.

Haxhiu thotë se VV refuzoi propozimin e LDK-së sepse është kundër vullnetit të qytetarëve.

“Ne nuk pranuam propozimin e LDK-së sepse është përmbytje e vullnetit të qytetarëve”, shtoi Haxhiu.