Werder Bremen buzë greminës, s’e ndihmon dot as Milot Rashica

Përkundër angazhimit të pashoq të tij, Rashica nuk po arrin asesi t’u ndihmojë bashkëlojtarëve për të arritur te rezultatet pozitive.

Werder Bremen është mposhtur sërish, kësaj radhe në cilësinë e vendasit nga Union Berlini me rezultat të pastër, 0-2.c.

Gjermani Marius Bulter realizoi dy herë në minutat 52′ dhe 72′, për t’i dhuruar skuadrës së tij tri pikë tejet të mëdha në luftën për mbijetesë.

Werderi ndërkaq, regjistron edhe humbjen e 12’të, krahas 4 fitoreve e 5 barazimeve, për t’u pozicionuar kështu në vendin e parafundit të renditjes tabelare me 17’të pikë në 21 ndeshje. Momentalisht, “bardhë e gjelbërit” kanë katër pikë më pak se Mainz, që gjendet jashtë rrezikut.

Xhiron e ardhshme, Milot Rashica dhe bashkëlojtarët e tij do të jenë mysafirë të Leipzeigut, derisa Union Berlini do të jetë nikoqir i “aspirinëve”, pra Bayer Leverkusenit.

SHPËRNDAJE