Werder – Freiburg, notat e futbollistëve: Ky është vlerësimi për Milot Rashicën

Ndeshja e dytë radhazi që skuadra e Milot Rashicës, Werderi, nuk arrin fitore.

Pas triumfit në udhëtim te Hertha Berlin me datën 23 të muajit të kaluar, skuadra nga “Weser Stadion” ka regjistruar dy barazime të njëpasnjëshme, gjithmonë duke llogaritur edhe atë të sotmin.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica u paraqitë për 90 minuta, por pa arritur ta ndihmojë ekipin që ta gjejë rrugën e golit.

Me këtë pikë, Werderi shkon në kuotën e 23 sosh pas 21 javësh, duke u pozicionuar kështu në vendin e 11. Në anën tjetër, Freiburgu ka 31 pikë, por një ndeshje më shumë të zhvilluar, me ç’rast mbanë gjallë shpresat për një vend në garat evropiane.

Milot Rashica luajti për 90 minuta, teksa sipas sajtit të statistikave në futboll, “WhoScored” u vlerësua me notën 6.5.