Xhafer Tahiri: Administrata komunale nga nesër fillon punën në objektin e ri (Foto)

Komuna e Vushtrrisë dhe Zyra e BE-së në Kosovë kishin nënshkruar me 25 gusht 2011 memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e objektit të Komunës së Vushtrrisë, por vetëm 7 vjet pas, projekti që ka koston 1.674.000 euro ka përfunduar.

Nga nesër (e hënë) administrata komunale e Vushtrrisë do ta filloj punën në objektin ri. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ja postimi i plotë i Xhafer Tahiri në Facebook:

Te dashur qytetarë,

Nga nesër administata e komunës fillon punën në objektin e ri. Drejtoria për kadastër dhe pronë mbetet në të njejtat hapsira ku ka qene deri me tani.

Pa diskutim Vushtrria nga neser ka objektin me modern te administrates komunale.

Objekti i ri ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe sigurisht shërbime më cilësore administrative për qytetarët.

Objekti i ri i komunes është donacion nga Bashkimi Evropian. Organizimi i brendshëm eshte pune e perbashket e adminstrates komunale.

Dua te falenderoje te gjithe, sidomos drejtorine per administrate dhe drejtorine per urbanizem per nje organizim te shkelqyeshem te sherbimeve brenda objektit.

Urime.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE