Xhafer Tahiri ia kopjon premtimin dhe sloganin Agim Bahtirit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë.

Xhafer Tahiri, po ashtu, ka marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunalë do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).

“Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni”, ka deklaruar Tahiri.

Mirëpo, dy premtimet e këtij njoftimi të Xhafer Tahirit duket se janë kopje e premtimeve, përkatësisht sloganit zgjedhor të Agim Bahtirit.

Zotimit se do të shpërblehet me 5 mijë euro çdo qytetar që raporton korrupsionin në komunën e Vushtrrisë, është një praktikë e filluar për herë të parë dhe të vetme deri më tash nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili vetëm 100 ditë pas nisjes së punës në mandatin e parë, përkatësisht në vitin 2014, kishte premtuar shpërblim prej 5 mijë euro për të gjithë ata që argumentojnë se ka korrupsion në komunën e Mitrovicës. Madje, Bahtiri këto të holla ishte zotuar se do t’i jepte nga mjetet e tij personale.

Edhe deklarimi i Xhafer Tahirit se do të jetë prioritet i tij qeverisja me duar të pastra, është imitim (Shih foton e mëposhtme) i sloganit zgjedhor të Agim Bahtirit, të cilin ai e kishte përdorur gjatë zgjedhjeve komunale të vitit 2017, kur u zgjodh për herë të dytë kryetar komune.

SHPËRNDAJE