Xhaka tregon se si u zgjedh përsëri kapiten i Arsenalit

Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, është shumë krenar që përsëri është emërtuar kapiten i Arsenalit, përkundër dyshimeve që janë ngritur për atë se kush do ta mbajë shiritin e kapitenit të kësaj skuadre.

Në zgjedhjet e fundit për kapitenin e radhës të Arsenalit, bashkëlojtarët e tij në mënyrë të fshehtë votuan Xhakën, i cili është shprehur i gatshëm të marrë mbi vete shumë përgjegjësi.

27-vjeçari ka sqaruar vet se si përfundoi ky proces me zgjedhjen e tij si kapiten i “Topçinjëve”.

“Trajneri na kërkoi neve t’i shkruajmë pesë emra, kë dëshironim ta kishim kapiten. Gjithçka ishte e fshehtë, kështu që nuk kishte emra. Thjesht i shkruam nga pesë kapitenë dhe në fund, mendoj se skuadra, lojtarët dhe natyrisht trajneri, vendosën se kush do të jetë kapiteni i parë nga ata pesë”, ka thënë ai.

Xhaka gjithashtu rrëfen se është gati ta drejtojë Arsenalin drejt Premier Ligës, Ligës së Kampionëve dhe kupave vendore.

“Natyrisht është e rëndësishme që lojtarët e tjerë besojnë te unë dhe e shohin se sa shumë punoj. Unë jam djalosh që dua t’i marrë të gjithë djemtë së bashku. Ne fitojmë bashkë, humbasim bashkë, fitojmë trofe bashkë, humbin edhe në finale bashkë”, ka shtuar Xhaka.

Arsenali sonte o të kthehet në fushën e blertë kundër Standard Liege, në kuadër të Ligës së Evropës, ku Xhaka do të ballafaqohet me Mërgim Vojvodën. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE