Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës!

Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli është shprehur i shqetësuar kur gjatë ditës së djeshme ka parë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në territorin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Surdulli ka treguar se 8 pjesëtarët e ushtrisë serbe kanë qenë të unifromuar dhe me helmetë në kokë dhe me armë të gjata teksa kanë patrulluar në brendi të territorit të Kosovës.

“Të dielën kah ora 13:30 duke ardhur nga mali kufiri me Serbi kaluan nëpër rrugën kryesore të lagjes se Bernjasheve ku edhe unë jetoj me familje në këtë lagje në drejtim të rrugës kryesore Novosellë-Karaçevë, një grup prej rreth 8 pjesëtarë të uniformuar, me helmeta në kokë dhe me armë të gjata. Ne me një fqinjë, Baftjar Bernjashi ishim në oborrë të shtëpisë sime dhe menduam që këta pjesëtarë të ushtrisë janë të KFOR-it ukrainas të cilët ka pasur raste që kanë kaluar kësaj rruge deri sa KFOR-i Amerikan dhe ai Turk më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre police te vijes se gjelbert ne lagjen tone dhe u shprehen te shqetesuar duke thene se kane qene pjesetare te ushtrise seebe sepse i kane percjellur nga distanca se ata kane vazhduar deri diku afer rruges kryesore per Karaçeve te poshteme dhe jane krhyer per fshatin Breznice te Rep.se Serbise,fshat i banuar me shqiptare. Kurse dje kane ardhur ushtria Amerikane dhe ajo Turke te KFOR-it me autoblinda dhe nje helikopter te cilet e kane vezhguar sikur edhe shpesh here tjera kete zone kufitare.

Territori i kesaj lagje por edhe ne pergjithesi i Karaçeves nuk kontestohet qe eshte territor i Republikes se Kosoves,prandaj eshte shume skandaloze dhe e pa pranueshme nga banoret e kesaj lagje dhe ne pergjithesi e fshatit Karaçeve kalimi i ushtrise serbe ne territor te Republikes se Kosoves.Kerkojme nga KFOR-i, por edhe nga Policia e Kosoves si dhe nga institucuonet tjera te Republikes se Kosoves qe kjo kurr mos te perseritet sepse mund te kete pasoja ne pasigurine e banoreve”, ka deklaruar Surdulli.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE