Xherdan Shaqiri merr një lajm të keq

Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë i gatshëm as për ndeshjen e së dielës që Liverpooli do ta zhvillojë me Shrewsbury në kuadër të FA Cup

Futbollisti me prejardhje nga Zhegra nuk është i gatshëm akoma për të luajtur shkaku i një lëndimi që e ka pësuar para ndeshjes me Man United.

Klopp në konferncën e mbajtur sot ka thënë se është shumë herët që Shaqiri të inkuadrohet në lojë, shkaku i lëndimit, ndërkaq Keita ndoshta do të jetë gati.

“Për Shaqirin dhe Milnerin është shumë herët. Për Naby[Keita] do të shohim,” ka thënë Klopp.

Ndryshe, së fundi për Shaqirin ka pasur interesim nga Roma, por Liverpooli është i interesuar që ta mbajë kosovarin të paktën deri në fund të këtij sezoni. /Reporteri.net/

SHPËRNDAJE