Xhevat Prekazi: Futbolli nuk njeh kufi, kosovarët të luajnë në Serbi

Ish-futbollisti i Partizanit te Beogradit dhe ylli i Gallatasarajit të Turqisë, në një intervistë për televizionin Klan të Tiranës, dhënë gazetarit Idro Seferi, ka deklaruar se gjithmonë e di se kush është dhe që faqen e ka të bardhë.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë, nga ku në moshën 16 vjeçare shkoi në Beograd, është përfolur shumë në Kosovë për shkak të deklaratave të tij lidhur me qëndrimin në Beograd, por edhe vazhdimin e punës në këtë qytet.

Prekazi thuhet se nuk ka vizituar për më shumë se 20 vjet Kosovën. Ai ka deklaruar për Klan se Beogradin e konsideron edhe shtet edhe qytet të tij pasi aty ka filluar karrierën.

“Historia e tij duket si e pasqaruar. Thotë se nuk ka qenë kundër Kosovës, por e vetmja gjë I ka interesuar ka qenë futbolli”, ka raportuar Klan, transmeton presheva.com.

Prekazi është trajner I juniorëve në klubin e Partizanit dhe siç thotë Klan, shpreson që në ndeshjen kundër Skënderbeut të Korçës të fitoj klubi i tij.

Thotë se shqiptarët e Kosovës mund të luajnë për klubet serbe. “Pse mos me lujt futboll, tash futbollistët nga Serbia po shkojnë në Shqipëri. Mua më thirrin shumë shqiptarë që i kanë fëmijët talenta, po nuk guxojnë të vinë. Këtu në junior janë edhe tre shqiptarë dhe janë të pranueshëm”, ka thënë Prekazi.(presheva.com)

SHPËRNDAJE