Ylli i Monacos godet ekranin e VAR’it pasi ndëshkohet me karton të kuq

Ndëshkimi me karton të kuq i Ruben Aguilar, bëri që superylli i Monakos të reagojë ashpër ndaj sistemit VAR.

Në një video të publikuar nga tifozët, Aguilar shihet teksa godet ekranin e VAR’it afër fushës së lojës, pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen midis Monacos dhe Saint – Etienne të dielën.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq në minutën shtesë të kësaj ndeshje, pasi që mohoi në mënyrë të ashpër një rast të skuadrës kundërshtare.

Por zemërimi i tij nuk ishte ndaj ndëshkimit, por ndaj sistemit VAR që ndërhyri në rastin tjetër të kësaj ndeshje, ku skuadra e tij kishte mundësi të madhe në shënimin e një goli, duke nxjerrë nga loja poashtu me karton të kuq mbrojtësin e Saint-Etienne, Wesley Fofana.

Këto dy incidente bënë që ai të shqelmonte ekranin e VAR’it teksa po largohej nga fusha e blertë.

SHPËRNDAJE