Zaimina Vasjari uron vajzën për ditëlindje: Je dhurata më e bukur që Zoti më ka falur

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Zaimina Vasjari, shkruan GazetaBlic.

Vajza e saj e vetme Khloe po feston dy vjetorin e lindjes, e padyshim nuk kishte se si të mungonte një urime i veçantë nga këngëtarja.

Përmes një video të publikuar, teksa ka mbledhur disa momente me vajzën e saj, Zaimina e ka uruar atë me fjalët më të dashura.

“Khloe im! Si sot para 2 vitesh ne oren 10:30 ne perqafuam per here te pare njera tjetren. Dita e lindjes tende eshte nje lindje e dyte per mua. Ti me erdhe si dhurata me e bukur qe zoti me ka falur ne jete, ti solle nje tjeter dimension dashurie qe ne momentin e pare kur erdhe ne gjoksin tim, moment te cilin kurre nuk do ta harroj Un dhe babi te duam cdo dite edhe me shume.

Ti je fryma ime, ajri im pa te cilin nuk do jetoja dot. Dua te zgjohem cdo mengjes dhe te ndjej aromen e gushes tende, te shoh buzqeshjen tende te bukur dhe syt e tu te jene gjithmone te lumtur. Lutem per ty cdo dite dhe falenderoj zotin qe me zgjon cdo dite dhe te shoh ty. Te do Mami pa fund! Gezuar ditlindjen e vogla ime! Sonte do jet mbremja jote ku do festosh si nje Princeshe sepse KHLOE is TWO Sweet ”, ka shkruar Zaimina Vasjari.

Në muzikë, këngëtarja ka kohë që nuk është aktive, duke qenë se i është përkushtuar tërësisht familjes së saj, veçanërisht vajzës Khloe.

SHPËRNDAJE