Zbehen gjasat për largimin e Rashicës nga Werder: Kandidatët po largohen si pasojë e çmimit të lartë

Milot Rashica mund të luajë edhe një sezon me skuadrën e Werder Bremen.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, lidhej me një largim të mundshëm nga Werder Bremen, por ai mund të mbetet me gjermanët.

Sipas raportimeve të ‘DeichStube’, gjasat për largimin e Rashicës po zbehen, transmeton lajmi.net.

Kandidatët kryesor (skuadrat) për kartonin e Rashicës po largohen tutje, si pasojë e kërkesave të larta nga Werder, për kartonin e kosovarit.

Leipzig dhe Aston Villa ishin dy skuadrat kryesore në garën për Rashicën, por të dy skuadrat hezituan të paguanin shumën e kërkuar.

Mbetet të shihet deri më 5 tetor se cili do të jetë fati i Milot Rashicës.

SHPËRNDAJE