Zbritje drastike e çmimit të naftës, një litër nga e hëna kushton 55 cent

Zbritje drastike e çmimit të naftës po ndodh në Katar, pas situatës të fundit në këtë vend. Mediat arabe shkruajnë se atje po ndodh diçka që nuk ka ndodhur më parë. Në nivel botërorë i bie se çmimi i naftës do të jetë 0.69$ që i bie rreth 55 cent.

Çmimet e naftës janë zbritur në tregun botëror pas marrëveshjes në mes të Rusisë dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) përmes së cilës ato kanë rënë dakord për uljen e prodhimit, me qëllim që të zvogëlojnë sasitë e mëdha të mbetura të naftës.


Këto rezerva fajësohen për uljen e çmimit të naftës.“OPEC dhe shtetet që nuk janë pjesë e OPEC-it duke e nënshkruar marrëveshjen për ndalimin e prodhimit përgjatë fundjavës janë arsyeja e qartë e rritjes së çmimeve”, ka thënë analisti i lartë i organizatës, OANDA-s, Jefrrey Halley.

Rusia dhe 10 shtete të tjera që nuk janë pjesë e OPEC kanë njoftuar më 10 dhjetor se ato do e zvogëlojnë prodhimin e tyre në mbi gjysmë milioni fuçi në ditë.

Kjo marrëveshje shënon herën e parë prej vitit 2001 kur shtetet që nuk janë pjesë e organizatës në fjalë pajtohen për uljen e prodhimit.Udhëheqësi saudit i OPEC-it, gjithashtu ka njoftuar gjatë fundjavës se do e zvogëlojnë prodhimin përtej marrëveshjes së arritur në Vjenë nga vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxitur kështu rritjen e mëtutjeshme të çmimeve. aMe gjithë rritjen e çmimeve, ato mbesin përgjysmë më të vogla se sa shifrat me të cilat shitej nafta në mesin e vitit 2014.




SHPËRNDAJE