Zbulohen bisedat sekrete të Ismail Qemalit me princ Vidin më 1914

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Tetor 2018

“Le Journal” ka botuar, të mërkurën e 4 shkurtit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi takimet e Ismail bej Qemalit me Princ Vidin në Potsdam, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Situata në Shqipëri
Ismail Qemali tek Princ Vidi.
Berlin, 3 shkurt.
— Ish-guvernatori (udhëheqësi) i Shqipërisë, Ismail Qemal beu, ka qenë, për disa ditë, në Berlin, ku ka qëndruar në një hotel në Potsdam.

Ai është shoqëruar nga Eqrem bej Vlora, një shqiptar i shquar.

Çdo ditë, të dy kanë zhvilluar biseda të gjata me Princ Vidin në Potsdam.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/bisedat-e-gjata-dhe-sekrete-te-ismail-bej-qemalit-me-princ-vidin-ne-potsdam-shkurt-1914/

SHPËRNDAJE