Zbulohen detaje interesante, ja se çfarë i tha Marku kundërshtarit të tij gjatë meçit

Florian Marku ka triumfuar në meçin e mbrëmshëm në Londër.

Marku triumfoi me nokaut në raundin e tetë.

Në mesin e shumë zhvillimeve që kishte ky meç, kishte edhe momente interesante.

Në raundin e dytë, Marku u tall me kundërshtarin e tij – duke i thënë: Asgjë, asgjë! Unë s’jam Joe Laws.

Laws ishte kundërshtari i Charltonit gjatë vitit 2020, ku ky i fundit kishte fituar me KO.