Zbulohen fotografi të reja, Mimoza Shkodra me të dashurin së bashku me pushime në Ksamil (Foto)

Ka kohë që flitet për një lidhje të mundshme mes këngëtarëve Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu.

“Aty ku ka tym, ka edhe zjarr”, e kështu mesa duket po ndodh edhe me dyshen e njohur, e cila sipas imazheve që qarkulluan së fundmi në Internet, ngritin dyshimet se janë çift, shkruan Telegrafi.

Dje (e premte), mediat publikuan një foto të çiftit ku shfaqeshin së bashku në pushime.

Ndërsa, paparacët e Telegrafit sot kanë sjell disa fotografi ekskluzive, të cilat vërtetojnë qartazi se dyshja Mimoza dhe Seldi ndodhen së bashku në pushime, teksa në të gjitha imazhet shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Fotografitë janë realizuar te tre ishujt në Ksamil, ndërsa burimet e Telegrafit mësojnë se Seldi dhe Mimoza kanë qenë vetëm në plazh, të pa shoqëruar nga askush i afërm i tyre.

Njohja e tyre daton me bashkëpunimin e tyre të parë në vitin 2012, me këngën “Pare pare”, njohje e cila me kalimin e viteve mesa duket është shndërruar në një romancë dashurie.

Më poshtë ju sjellim fotografitë ekskluzive të Mimozës dhe Seldit në plazhin e Ksamilit.