Zbulohet dyfytyrësia e Shpend Ahmetit, ja si festonte me flamur të Kosovës

Nga disa fotografi të realizuara në vitin 2008, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin do ta shihni ndryshe nga ajo që vepron lidhur me flamurin e Kosovës. Njejtë sikurse zyrtarët e tjerë të Vetëvendosjes edhe Shpend Ahmeti është në një linjë me ta, kundër simboleve shtetërore.

Shpend Ahmeti sikurse të gjithë në VV në vazhdimësi neglizhojnë simbolet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Por, gjurmët nga e kaluara nuk janë shlyer, ai shihet duke e mbajtur flamurin e Republikës së Kosovës, në fakt duke e valëvitur atë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Prezenca e flamurit të Kosovës në ambientet e Komunës së Prishtinës mungon, takimet zyrtare në këto zyra mbahen pa simbolin kryesor të shtetit.

Së fundmi, qytetarët i kishin kërkuar Ahmetit vendosjen e flamurit së Kosovës në hyrje të Prishtinës, por i njejti kishte thënë se vendosja e flamurit te ‘Rrethi’ është kompetencë e kryeministrit të vendit, shkruan Express.

Shikojini fotografitë:

SHPËRNDAJE