Zbulohet edhe një detaj për plagosjen e mbrëmshme të vëllaut të Pacollit

Mbrëmë disa plumba u shkrepën në drejtim të Osman Pacollit, vëllait të zyrtarit të lartë të AKR’së, Rrahim Pacollit.

Policia e Kosovës e konfirmoi më pas raportimin e Metros se në drejtim të Pacollit u gjuajt brenda lokalit, shkruan gazetametro.net.

E lokali në të cilin u plagos Osman Pacolli, që është familjar i afërt me ministrin Behgjet Pacolli, ndodhet në Bregun e Diellit dhe quhet ‘Lemon Tree’.

Sidoqoftë, Policia ka konfirmuar se i dyshuari që gjuajti me armë është një kosovar me iniciale A.M, i cili ndodhet në arrati.

Ndërkaq, Osman Pacolli është dërguar menjëherë në spital për t’u trajtuar, mirëpo mësohet se familja Pacolli ka kërkuar nga QKUK’ja që ta lirojnë pacientin për ta dërguar për shërim jashtë vendit.

Metro më herët ka biseduar edhe me Rrahim Pacollin, por ai është përgjigjur çuditshëm, duke thënë se ‘nuk e di nëse iu ka plagosur vëllai’./gazetametro.net

SHPËRNDAJE