Zbulohet, kjo është pasuria e Arbana Xharrës

Ish-gazetarja, Arbana Xharra, tani këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në vitin 2017 u bë me banesë të re.

Xharra bleu banesë të re me 88 metra katrorë. Për banesën e re, Xharra pagoi 96 mijë e 800 euro, shkruan Insajderi. Sipas shpjegimit që Xharra ka bërë në deklarimin e pasurisë, ajo ka thënë se banesën e ka blerë familja e bashkëshortit e cila ka shitur tokë si dhe nga trashëgimia familjare.

Xharra për blerjen e banesës së re ka dhënë edhe një sqarim tjetër të veçantë ku ka thënë se për blerjen e kësaj banesa, bashkëshorti i saj është futur në kredi 70 mijë euro.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë)

Këshilltarja e kryeparlamentarit, ka edhe një banesë tjetër të përbashkët me sipërfaqe 102 metra katrorë, shuma e së cilës është vlerësuar të jetë 102 mijë euro.

Ish-kryeredaktorja ka deklaruar një veturë e tipit Polo të cilën e ka vlerësuar me shumën prej 2 mijë e 500 euro. Ndërkaq në deklarimin e saj në AKK ajo ka deklaruar se në xhirollogarinë e saj ka rreth katër mijë euro, 2 mijë e 500 sipas saj janë të djalit të saj që i ka fituar pasi është angazhuar në filmin “Aga”.

Xharra si këshilltare e Veselit, ka një pagë prej 1 mijë e 500 euro, ndërsa bashkëshorti i saj, Andin Lokaj si gazetar i sportit në Televizionin Publik, fiton 696 euro, ndërsa 400 euro nga honorari në JYSK.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE