Zbulohet oferta e Milanit për Belottin

Milan kishte dështuar që ta transferoj Andrea Belottin nga Torino

E përditshmja sportive italiane, Tuttosport, e ka zbuluar ofertën e që Milan kishte bërë për Andrea Belottin gjatë afatit kalimtar të verës.

Rossonerët i kishin ofruar Torinos 45 milionë euro dhe lojtarët si Gabriel Paletta dhe M’Baye Niang, përcjell Express.

Por, presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka refuzuar këtë ofertë. Ai kërkon 100 milionë euro për sulmuesin e Italisë, i cili kërkohej edhe nga klube spanjolle dhe angleze. /Express/

SHPËRNDAJE