Zbulohet: Reperi i njohur rrahu doktorin Ilir Tolaj midis Prishtinës

Ilir Tolaj, ish-sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, është sulmuar fizikisht, pas një zënke në trafik.Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.Ambulanca ka ardhur dhe e ka marrë Tolajn, i cili është përgjakur, pasi është sulmuar me një send të fortë, raporton Ekonomia Online.

Dëshmitarë thanë për EO se sulmues është reperi i njohur “Don Arbas”.Tolaj i vetëm në veturë dhe Don Arbas i shoqëruar me dy persona të tjerë kishin “ngecur” në rrugën e njohur për frekuentimin e madh, pasi në këtë vend ndodhen shumë kafeteri.

“Për një moment, Don Arbas me shokët e tij kanë dalë nga vetura e tyre dhe kanë shkuar te vetura e Tolajt. Njëri nga ta e ka goditur disa herë në kokë me ‘shtagën’ të cilën e mbante pasi duket se kishte një lëndim në këmbë”, tregoi dëshmitari, i cili nuk deshi t’i publikohej emri.Por, ky dëshmitar ishte i gatshëm të jepte dëshminë e tij për policinë, e cila doli shumë shpejt në vend të ngjarjes.Sikur shihet dhe në fotografitë e Ekonomia Online, vetura e Tollajt ka mbetur për pak kohë në vend të ngjarjes. Ndërsa vetura tjetër nuk është ndalur.

SHPËRNDAJE