Zbulohet se kush janë tre nga gjashtë të infektuarit me koronavirus në Premierligë

Dje Premierliga ka testuar rreth 748 lojtarë dhe stafin teknik të klubeve, ku nga ta, gjashtë rezultuan pozitiv.

Edhe pse nuk u publikua dje se kush ishin të infektuarit, “SKY SPORT” sot, ka njoftuar se 3 nga gjashtë të infektuarit me koronavirus janë një lojtar dhe dy anëtarë të stafit të Watfordit.

Futbollisti dhe dy anëtarët e klubit të Watfordit do të mbahen në izolim për shtatë ditë.

SHPËRNDAJE