Zbulohet sesa paguhej “Burdushi” për një shërim në ordinancën e tij

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin i njohur si ‘ Burdushi’.

Sipas dokumentit të prokurorisë marrëveshja ishte që ‘Burdushi” ta shëronte anëtarin e tashmë të dëmtuarit në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi. Dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ”Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material, theksohet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

‘Me predikimin e disa ritualeve të pakuptueshme , i vë në lajthitje të dëmtuarit, ku edhe i shtytë që për shërbime të paguajnë shuma të ndryshme të parave nga ajo 20 euro deri në mbi 1 mijë euro’, thuhet në kërkesë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Në dokumentin e siguruar nga “Kallxo” thuhet se kërkesa është bërë meqë ekziston dyshimi i bazuar se prej datës së pacaktuar e deri më 16 nëntor, në selinë e biznesit të tij, ordinance ‘Burdushi’, i njëjti pa pasur kualifikimet profesionale dhe autorizimet ligjore, ka kryer aktivitete mjekësore për të cilat aktivitete me ligj kërkohen kualifikime të posaqme, në atë mënyrë që i pandehuri ka ofruar shërbime mjekësore duke u thirrur si mjekë popullor dhe ka trajtuar qytetar me sëmundje të ndryshme, pa u pajisur me licencë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHPËRNDAJE