Zbulohet tjetër bisedë private mes Ermalit dhe Elvanës, kjo e fundit ‘fyen’ moderatorin

Ermali publikoi mesazhet private me Elvanën.

Ermal Mamaqi ditët e fundit ka nisur pushimet bashkë me Amin dhe dy fëmijët e tyre, shkruan lajmi.net.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të shkrepura në bregdet, e mes tyre edhe një bashkë me djalin, Joelin.

Por, në atë foto ai tregoi mesazhin qesharak që e mori nga mikja e tij, Elvana Gjata, me të cilën edhe një herë ka shkëmbyer biseda të tilla.

Në ato mesazhe, Elvana e ‘krahason’ Ermalin me qen.

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në Whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit thash. Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiii…..
Ja pra miq…”
, shkruan me shaka moderatori.

SHPËRNDAJE