Zeka: Kam informata se Drecun po hetohet për rrjedhjen e dosjeve

Gazetari Milaim Zeka ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Milorad Drecun është duke u hetuar për rrjedhjen e dosjeve të Speciales.

Zeka ka thënë se ka marrë informata që është pikërisht Drecun që ka rrjedhur dosjet e Speciales. Ai po ashtu ka thënë se nuk ka marrë kurrfarë dekorate.

“Kam informata se pikërisht Drecun është duke u hetuar për rrjedhjen e dosjeve nga Specialja. Po ashtu ai nuk ka marrë kurrfarë dekorate nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE