Zeka komenton votimin kundër të ministrave të AAK, për heqjen e reciprocitetit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, vendimin e sotëm të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë e ka quajtur vendim të rëndësishëm.

Zeka ka komentuar votimin kundër të ministrave të AAK, duke thënë se kjo tregon një injorancë politike.

“Mosvotimi i këtyre masave nga ana e AAK-së, është komplet injorancë politike, kalkulim për vota, dhe tallje me shtetin, si dhe një vërtetim se pushtetin e duan, po shtetin jo”, ka shkruar Zeka.

Shkrimi i plotë:

Vendimi i qeverise dhe qendrimi i AAK se

Qeveria Hoti, sot ka marre nje vendim teper te rendesishem per ardhmerine e shtetit te Kosoves, duke hequr pengesat e vazhdimit te dialogut me Beogradin.

Ata qe kuptojne qofte edhe A-ne e politikes, e dine fare mire se dialogu nuk i konvenon vetem Serbise dhe hithave te saje ne Kosove. Te gjithe e dine se Beogradi me ne, po te mos ket presion nderkombetar, nuk do te fliste as per arushat e malit, e lere me per çeshtje madhore.

Mos votimi i ketyre masave nga ana e AAK-se, eshte komplet injorance politike, kalkulim per vota, dhe tallje me shtetin, si dhe nje vertetim se pushtetin e duan, po shtetin jo.

Nje fjale e urte thote se “dy shalqinje (botana) nuk mbahen me nje dore. Duke pa nje veprim te tille te AAK-se, po filloje me mendu qe shkuarja ne zgjedhje munde te jet zgjidheja me e mire per Kosoven!
Nuk ece vendi perpara duke e dashur vetem pushtetin e asnjehere shtetin!

SHPËRNDAJE