Zeka me akuza të rënda në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka është shprehur kundër formimit të Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Zeka, ka ndarë akuza për anëtarët e bordëve në të gjitha institucionet e vendit, duke thënë se nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet dhe nuk po e ndëshkojnë krimin, por sipas tij po e kultivojnë edhe më shumë.

“Vota ime është kundër, por e di që kjo nuk mundet me rrotullu këtë situatë, megjithëse dua të informoj qytetarët e shkretë se anëtarët e bordëve në përgjithëse nuk punojnë si duhet, asnjëherë nuk shkarkohen drejtorë për vjedhje apo keqpërdorime, pra edhe ata bashkëpunojnë në kultivimin e krimit”, tha Zeka.

Seanca e paralajmëruar për në orën 10:00 ka nisur me gjysë ore vonesë.

Ja pikat që do te diskutohen:

Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

SHPËRNDAJE