Zemaj paralajmëron mundësinë e hapjes së kufirit me Maqedoninë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani më të cilin kanë diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19.

Zemaj ka thënë se përmirësimi i situatës lidhur me COVID-19 në dy vendet jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga COVID-19.

SHPËRNDAJE