Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian viziton SGN-BAU BUCOLLI, kompani Kosovare me seli në Stuttgart

Një ndër Zëvendës Presidentët e Parlamentit Evropian Rainer Wieland, i cili vjen nga Grupi i Partisë Popullore Evropiane (Kristian Demokratët) për rrethinën e Stuttgartit të Gjermanisë se fundmi ka shprehur interesimin e tij për kompanitë e suksesshme që operojnë në rrethinën e Stuttgartit e që udhëhiqen nga Kosovarët.

Një takim të tillë zv. Presidenti Wieland e realizoi me Albert Bucolli, President i SGN-BAU BUCOLLI,. Kompani Ndërtimorë e cila operon për afër dy dekada me shumë suksese në Stuttgart dhe rrethinë.

Sipas zv. Presidentit Wieland, sukseset e kompanisë SGN-BAU BUCOLLI dhe investimet në komunitet tashmë janë të njohura për qytetarët e Stuttgartit.

“Pata kënaqësinë të shohë për së afërmi punët dhe organizimin e Kompanisë SGN-BAU BUCOLLI tashmë të njohur në Stuttgart si për objekte të shumta të përfunduara po ashtu edhe për cilësinë e ndërtimit me standardet më të larta të BE. Përveç kësaj, është me rëndësi të ceket se kompania SGN-BAU BUCOLLI në forma të ndryshme ka përkrahur edhe komunitetin e kësaj rrethine. Prandaj, ky shembulli i të bërit biznes nga Presidenti Bucolli shpresoj të ndiqet edhe në Kosovë” tha ndër të tjera zv. Presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në anën tjetër, Albert Bucolli, Presidenti i Kompanisë SGN-BAU BUCOLLI, me këtë rast tha se: “E çmoj jashtëzakonisht lart interesimin e z Wieland për funksionimin e kompanisë sonë, njëherish e njoftova atë me projektet e tona të tanishme, me objektivat dhe sfidat e kompanisë. Në këtë takim gjithashtu diskutuam për kontributin e shtetit Gjerman për të ardhmen e Kosovës Evropiane me ç’rast u dakorduam që në këtë drejtim nuk duhet te mungojë edhe kontributi i gjithë qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Diasporë.

SHPËRNDAJE