Zgjedhjet në BE, ‘ethet’ në Kosovë

Qytetarët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian këtë të diel do t’u drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur legjislaturën e re evropiane, shkruan Gazeta “Zëri”.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian vlerësohet se kanë rol të rëndësishëm edhe në procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me BE-në.

Sipas njohësve të çështjeve integruese, nëse partitë e ekstremit të djathtë shënojnë rritje në këto zgjedhje, atëherë ky është një indikacion i qartë se votuesit atje nuk janë të gatshëm të aplikojnë politika të cilat lehtësojnë migrimin e të huajve në BE.

Besnik Vasolli, njohës i proceseve integruese, ka deklaruar për “Zërin” se këto zgjedhje konfirmojnë vullnetin e qytetarëve evropianë për tema të ndryshme. “Në fakt zgjedhjet konfirmojnë vullnetin e qytetarëve për temat e ndryshme që përfliten në BE. Njëra ndër to është tema e migrimit dhe të huajve atje. Rrjedhimisht nëse partitë e ekstremit të djathtë shënojnë rritje, ky do të ishte një indikacion që votuesit nuk janë të gatshëm të aplikojnë politika të cilat lehtësojnë migrimin e të huajve në BE.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE