Zhvillime dramatike: LDK i kërkon 6 ministri, kur ta marrë postin e presidentit, do t’ia lëshoj njërën ministri VV-së

Mësohet nga burime të afërta të takimit ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se  ka mospajtime në ndarjen e posteve.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, LDK i ka kërkuar VV-së që të marrë 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit, si dhe të potencohet në marrëveshje edhe posti i presidentit.

Mirëpo, në momentin që LDK edhe zyrtarisht e zgjedh kryetarin e saj  në krye të Presidencës, atëherë do t’ia lëshoj VV-së një ministri, duke shkuar numri i ministrive në 5 me 5.

“LDK po i do 6 ministri. Në momentin që Isa Mustafa zgjedhet president, atëherë LDK do t’ia lëshoj një ministry Vetëvendosjes, duke pasur dy partitë numër të barabartë të ministrive”, tha ky burim.

Mirëpo lideri i Vetëvendosjes nuk është pajtuar me këtë kusht, prandaj edhe dy liderët kanë shkuar në pauzë, me ç’rast janë konsulltuar edhe me zyrtarët e lartë të partive përkatëse.

Ndryshe, para pak minutash ka rifilluar takimi ndërmjet dy liderëve.

SHPËRNDAJE