Zhvillime në Mitrovicë, Faton Peci – Enver Hoxhajt: Lidhi zagarët që i paske në terren! (FOTO)

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Faton Peci ka reaguar ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj i cili njëherit është në garë për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, duke kërkuar nga ai që mos i bëhen ndërhyrje në reklama të tij.

Peci, duke i akuzuar bashkëpunëtorët e Hoxhajt për vendosjen e një reklame të këtij të fundit në një reklamë paraprake ku shihet kandidati Peci, thotë se turpi bie mbi të në radhë të parë.

“Në Mitrovicë e dijnë të gjithë që disa komandata profitera, kriminel ordiner nuk kanë mundur me ma mbyll gojen.
Sepse unë përfaqësoj interesin qytetar kudo që jam.

Profesor lidhi zagarët që i paske ne teren”, ka thënë ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë postimin e tij:

SHPËRNDAJE