Zhvillime të papritura: Nënkryetari i LDK-së konfrimon gadishmërinë për koalicion me VV-në

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka habitur me deklaratën e tij .

Muhaxheri i pyetur se a duhet t’i bashkohet PDK-ja koalicionit qeverisës, ka deklaruar se ai është për një qeveri të gjerë ose me VV-në ose PDK-në.

“Unë personalisht mendoj se vendi ka nevojë me qeveri me te gjerë. Ndoshta me PDK-në ndoshta me VV-në. Zakonisht ne po na bjen ne e stabilizu vendi kur është në kohë krize dhe këtë po bëjmë në këto momente” deklaroi Muhaxheri.