Zhvillime të reja në VV: Ja çka i kërkojnë tash pikat e VV-së Visar Ymerit

Pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur mut Albin Kurti, kanë vazhduar reagimet e panumërta.

Përpos në rrjetet sociale, shumë Pika të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri që të merren masa ndaj deputetes Aida Dërguti.

Gazeta Blic i ka siguruar kërkesat e shumë pikave të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri që të shkarkohet deputetja Aida Dërguti, pasi që e quajti Albin Kurtin mut.

“Kryesia e pikës tonë nuk mund të qëndroj indiferent karshi gjuhës që I është bërë Albin Kurtit. Kërkojmë nga organet kompetente të Lëvizjes të marrin masat e nevojshme ndaj atyre që pa kurrfarë mbulese flasin kundër njeriut që asgjë nuk dashti, as nuk po do për veten e tij, pork a dhënë dhe po jep gjithçka për shqiptarinë”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e drejtuar nga Pika e LVV-së në Mramor- Besi- Slivovë dhe Marec, një kopje të së cilës kërkesë e ka siguruar Gazeta Blic.

Tutje në kërkesën e kësaj pike thuhet kryesia e mbështet kandidaturën e ALbin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Janë edhe shumë pika të tjera të LVV-së që po kërkojnë të merren masa për Aida Dërgutin, derisa kanë treguar mbështetje shumë të fuqishme për Albin Kurtin.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrtarë të kësaj partie.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismajl Kurteshi ka theksuar për Gazeta Blicse pritet që nesër të ketë një mbledhje të Kryesisë së LVV-së.

“Nesër do ta mbajmë mbledhjen”, ka thënë shkurt Kurteshi, duke mos dhënë më shumë detaje.

Në vazhdim i gjeni këto shkresa të cilat i ka siguruar Gazeta Blic.

 

Ndryshe, ditë më parë doli në media komunikimi ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes, ku Aida Dërguti e kishte quajtur mut, Albin Kurtin, themeluesin e VV-së, cka bëri që të ketë reagime të shumta ndaj kësaj gjuhe.

Pas publikimit të këtyre mesazheve, kanë reaguar edhe shumë deputetë, disa prej tyre kanë arsyetuar Dërgutin, e disa e kanë kritikuar atë shumë ashpër.

Pas këtyre mesazheve, Dërguti ka kërkuar falje publikisht për gjuhën fyese që ka përdorur ndaj Kurtit.

Pas publikimit të një pjese të diskutimit të brendshëm mes Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndjejë nevojën që të kërkoj falje por edhe ta sqaroj atë që është publikuar. I kërkoj falje së pari Albinit, e pastaj secilit anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! opinionit publik për gjuhën e përdorur e mënyrën e të shprehurit në atë diskutim. Këtë nuk e kam bërë deri tash sepse kam dashur ta bëjë së pari para Albinit kur të lirohet nga burgu ku po mbahet padrejtësisht. Siqodoftë tash pasi që kjo u publikua ndihem e detyruar ta bëjë kështu.

Gjuha që kam përdorur në komunikimin e grupit të deputetëve është jashtë kornizave normale të diskutimit. Duke qenë kështu ajo është e papranueshme dhe e pajustifikueshme. Një reagim i tillë imi vjen pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative që i kam me njerëz të caktuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ka një kohë që brenda organizatës sonë po synon të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysmë të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar. Kjo e rrezikon Lëvizjen sepse instalon një mendësi politike në të cilën mbytet demokracia e diskutimi i sinqertë parimor e i hapur i qëndrimeve tona politike e vendimeve tona organizative.

Këto probleme e mospajtime kanë më shumë se një vit që po zgjasin. Vazhdimisht kam qenë e përfshirë në tentim që t’i zgjidhim ato. Kjo do të jetë fuqia organizative e VETËVENDOSJE!-s. Mirëpo tentimet tona kanë qenë të minuara e vazhdojnë të minohen nga njerëz të caktuar. Unë edhe sot nuk e di se kujt i konvenon që këto probleme, në vend se t’i zgjidhim brenda t’i publikojnë në media? Nuk e kuptoj kujt i intereson që të kemi proces të linçimit publik ndaj njerëzve të VETËVENDOSJE!-s?

Këto janë probleme që na takon t’i zgjidhim bashkë. Përmes diskutimeve të sinqerta e vetëkritikës. Përmes demokracisë e demokratizimit. Brenda organizatës. VETËVENDOSJE! kështu është. VETËVENDOSJE! vetëm kështu mund të jetë”, ka shkruar ajo.

SHPËRNDAJE