Zjarr i madh në një ndërtesë në Velipojë (Foto)

(I plotësuar) Një bombol gazi ka shpërthyer në restorantin e një resorti turistik në plazhin e Velipojës mëngjesin e kësaj të premte, duke shkaktuar përfshirjen nga flakët.

Siç raportojnë mediat shqiptare, tre persona janë dërguar në spital me probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë nga tymi.

Gjithashtu thuhet se dyshohet edhe për persona të tjerë të lënduar pasi restoranti ka pasur klientë në ato momente, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në gjumë në dhomat e hotelit.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka nisur zjarri.

—————

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Velipojë, i cili i ka shetësuar pushuesit e shumtë në këtë plazh të Shqipërisë, raporton Veriu.info.

Një lexues i portalit Veriu.info i ka bërë këto foto, ku shihet duke dalë një tym i madh i zi nga një ndërtesë, por që nuk dihet nga çka është shkaktuar.

Mësohet se ambienti përreth plazhit është ndotur shumë, gjë që i ka irrituar pushuesit.

Nuk dihet nëse ka pasur persona në vendin e zjarrit, kur ka ndodhur shpërthimi i tij./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE