Zjarr në Zhabar digjet një objekt

Në Zhabar të Mitrovicës në orët e hershme të mëngjesit është djegur një objekt.

Sipas njoftimit të zjarrëfikësëve në Mitrovicë, zjarri ka ndodhur në ora 07:00 të mëngjesit dhe është djegur një objekt ndihmës.

Pranë këtij objekti kanë qenë edhe disa shtëpi mirëpo falë intervenimit të zjarrëfikësëve është arritur të ndalet zjarri.

Ndryshe ditë më parë edhe një lokal në Mitrovicë ishte djegur mirëpo zjarrëfikësit kishin arritur ta fikin zjarrin duke parandaluar dëme më të mëdha.

SHPËRNDAJE