Zuckerberg i thotë jo shitjes së Instagram-it dhe Whatsapp-it

Themeluesi i gjigandit rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, është takuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe anëtarët e Kongresit amerikan Mark Warner dhe Josh Hawley.

Gjatë takimit Zuckerberg i ka thënë jo shitjes së Instagram-it dhe Whatsapp-it, ka njoftuar Hawley në Twitter.

Facebook ka 2.7 miliard përdorues.

Dhjetëra shtete kanë filluar hetimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkelje të rregullave të tregut.

Gjithashtu sipas gjitha gjasave Facebook do të hetohet edhe për trajtimin e të dhënave personale nga kjo koorporatë.

Disa herë është raportuar për skandale për zbulimin e të dhënave të përdoruesve.

SHPËRNDAJE