Zyra e kryeministrit mohon se Kurti kërkoi takim me Grenellin

Zyra e kryeministrit i ka mohuar raportimet se kryeministri i vendit, Albin Kurti është refuzuar pasi ka kërkuar të takohet me ambasadorin, Richard Grenell.

Arianit Beqiri nga zyra e kryeministrit përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët.

“Kryeministri Kurti sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson. Ai nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Sot gjatë ditës në media u raportua se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar që të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo dhe ambasadorin Richard Grenell, por është refuzuar për shkak të deklaratave të tij lidhur me dy marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe insistimit për tarifa ose reciprocitet.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE