Zyrtare: Albena Reshitaj jep dorëheqje nga partia e Behxhet Pacollit

Ish ministrja e Planifikimit Hapësinorë që vinte nga partia e Behxhet Pacollit, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Pas largimit nga posti i ministres Albena Reshitaj ka vendosur të largohet edhe nga Aleanca Kosova e Re,

Sipas zyrtarëve të AKR-së, ndarja ishte “paqësore”
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli.

Ai ka thënë se Reshitaj është larguar nga partia duke falënderuar AKR-në, për bashkëpunimin korrekt

“Kemi të bëjmë më një tekst korrekt, ku një falënderim për punën dhe bashkëpunimi ia dedikon presidentit të partisë, Behgjet Pacolli. Na uron sukses në angazhimet tona politike”, ka thënë  Makolli.

Reshitaj pak javë më parë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së MPH, për tu vendosur si këshilltare e shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Në pozitën e titullarit të MPH është vendosur Fatmir Matoshi, nga AKR-ja.

SHPËRNDAJE