Zyrtare: Barcelona transferon mbrojtësin Dest

Barcelona ka përfunduar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Sergino Dest nga Ajax.

19-vjeçari bashkohet me Barça në një marrëveshje pesë-vjeçare, me Ajax që fiton rreth 21 milion euro nga ky transferim.

Dest, i cili do të veshë fanellën numër 2, ishte gjithashtu në radarin e Bayern Munchen dhe, sipas burimeve të ESPN, kampionët e Evropës dy herë udhëtuan në Amsterdam për bisedime edhe pse nuk arritën asnjë marrëveshje.

Dest transferohet tek Barcelona, pasi kaloi gati një dekadë në Ajax me lojtarin që ishte pjesë e të rinjëve të klubit holandez.

SHPËRNDAJE