ZYRTARE: Derbi i futbollit hetohet për kurdisje (FOTO)

Dyshime për kurdisje në ndeshjen e futbollit në Kinë.

Federata e Futbollit të Kinës ka filluar hetimet për ndeshjen Tianjin Quanjian dhe Tianjin Teda, i fituar nga Teda me rezultat 4:1.

Teda aktualisht lufton për mbijetesë dhe shënoi fitore të befasishme ndaj Quanjian i udhëhequr nga Fabio Cannavaro.

Por, humbja bëri që Tianjin të humb pozitën e tretë e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve të Azisë, përcjell “lajmi.net”.

Ndeshja ka zgjuar dyshime se mund të ketë qenë e kurdisur andaj autoritetet kanë filluar hetimet. 

SHPËRNDAJE